Ylli 120 milionësh i Atletico Madrid, Joao Felix, e ka nisur mbrapsht karrierën e tij tek gjigandi madrilien.
Portugezi pritet të ketë paraqitje të mira tek Atletico, por ai pësoi një dëmtim të papritur në ndeshjen e parë në Numancia.

Me lëndimin e pësuar, shqetësimet shtohen mbi gjendjen fizike të Felix, i cili këtë verë erdhi tek Atletico për shumën e 120 milionë eurove.

Lojtari luajti më pak se 30 minuta në debutimin e tij, mirëpo këto minuta u vlerësuan të ishin pozitive për të.
Nuk dihet akoma se sa do të mungojë Joao Felix, por skuadra është me shpresën që dëmtimi të mos jetë serioz.

Vlen të theksohet se Jao Felix ka vetëm një sezon si lojtar profesionist, mirëpo kjo nuk e ndaloi Atletico Madridin të shpenzoj plotë 120 milionë euro për të.

evn