Lëndohet rëndë motoçiklisti kërçovar

Motoçiklisti nga fshati Kolibar i Kërçovës ka pësuar dëmtime të rënda trupore pas aksidentit me një makinë, mbrëmë në magjistralen Kërçovë- Gostivar.

Marketing

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në ora 17 25 në afërsi të fshatit Trapçin dol.

Motoçikleta e tipit “Kawasaki” me regjistrim të Kërçovës, e drejtuar nga personi me iniciale Q.A (42) është aksidentuar me një makinë të tipit “Audi A4” me targa të Kërçovës, e drejtuar nga S.S (24) nga fshati Leshnicë.

Nga aksidenti motoçiklisti ka ngelur i lënduar rëndë me çka është transferuar në klinikën “Nënë Tereza” në Shkup.
Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Stacionit Policor të Kërçovës.