Lëndohet rëndë një motoçiklist në Gostivar

Motoçiklist i ri sot gjatë paditës është dërguar në Klinikat e Shkupit për lëndime të rënda të marra nga aksidenti i shkaktuar, që sipas Policisë, ka ndodhur në ora 13:30 në rrugë “Vëllazërim Bashkimi”, në afërsi të tregut në Gostivar.

Nga informacionet e para të hetimeve të policisë që kryhen me lejen e Prokurorit Publik, është lënduar R.A (21) nga Gostivari.Ai në momentin e aksidentit ka drejtuar motoçikletën “Jamaha R6” me tabela italiane. Nga informata të pa verifikuara, ai është ndeshur me “Peugeut-partner” që e ka drejtuar personi nga Gostivari I.N (58).

Në aksident motoçiklisti ka marr lëndime të rënda trupore dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe menjëherë është dërguar në Klinikat e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ende po zgjat hetimi i policisë dhe po punohet për verifikimin e arsyeve dhe rrethanave që kanë sjell deri te aksidenti.

Për më pak se dy ditë, në komunikacionin e Gostivarit janë regjistruar tre ndeshje ku 3 persona janë të lënduarrëndë.