Lëndohet rëndë shtetasi i Zvicrës gjatë rrëzimit në Matkë

Njëzet e dyvjeçari G.S nga Zvicra ka marrë lëndime të rënda trupore gjatë rrëzimit prej dy metrave lartësi në Matkë.

Marketing

Siç kumtoi MPB-ja, rastin sot në mëngjes në orën 08:40 në SPB e ka paraqitur Qendra e urgjencës pranë Kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” ku djali i lënduar dje është dërguar me lëndime të rënda trupore.
Punohet në zbardhjen e rastit.

Marketing