Lëndohet rrëndë një person nga goditja elektrike në tentim për vjedhje në stacionin hekurudhor në Trubarevë

Një person mes moshës 20 deri 25 vjet në një tentim për vjedhje në stacionin hekurudhor në Trubarevë ka marrë lëndime të rënda trupore nga goditja elektrike

Marketing

-Në një tentative për vjedhjen gjatë ditës  së sotme rreth orës 12:58 në stacionin hekurudhor në Trubarevë ka ndodhur një aksident, gjegjësisht një person i moshës nga rreth 20 deri 25 vjet  ka marrë lëndime të rënda trupore dhe me automjetin e Ndihmës së Shpejt është dërguar në spital.

Personi tashmë i lënduar duke lëvizur nëpër hekurudhë ka hipur në makinën e specializuar për mirëmbajtjen e rrjetit të kontakteve e cila ka qenë e vendosur në binar të elektrizuar dhe pas afrimit në zonën e rrezikshme të rrjetit të kontakteve ka marrë goditje elektrike.

Gjatë goditjes elektrike, personi ka marrë një shkallë të lartë të djegieve nëpër trup.

Rasti është denoncuar në polici e cila punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Marketing