Leonora Jakupi-Fjolla Morinës: Ma paske kallë Drenicën

Leonora Jakupi kishte disa fjalë për performancën e Fjolla Morinës në Skënderaj.

Fjolla Morina mbrëmë ka mbajtur koncert në Skënderaj, performancë kjo që po komentohet shumë.

Këngëtarja ishte shfaqur tejet joshëse në koncert, ndërsa kjo paraqitje e saj mori kritika të ashpra.

E kontaktuar nga lajmi.net, Fjolla ka thënë “Ylli nuk preket dot. Përderisa ti je artiste dhe me kule 12 metra nuk vishesh dot sepse Drenica ishte bërë si Prishtina aq shumë dashuri që kam marrë. Unë jam këtu ku jam sepse çdo gjë që e kam arritur e kam bërë vet, me forcat e mija për t’u ngritur. Nuk jam këtu për t’ju pëlqyer të gjithëve. Jam këtu për popullin që e pëlqejnë muzikën time”.

 

Pas koncertit të bujshëm, Fjolla ka publikuar pamje në Instagram, përmes së cilave ka falënderuar publikun që ishte i pranishëm.

Në mesin e shumë komenteve, të bie në sy edhe ai i Leonora Jakupit, e cila i shkroi “Ma paske kalle Drenicen”.

evn