Leonora Jakupi pranon mirënjohje nga kryetari i Skenderajt

Leonora Jakupi këngëtarja shumë e dashur, po ndjehet tejet e nderuar për mirënjohjen që pranoi nga kryetari i vendlindjes së saj Bekim Jashari.

Marketing

Në manifestimin e zgjedhjeve të laureatëve të sportit për vitin 2019, në Skenderaj, një mirënjohje u nda edhe për artisten Leonora Jakupi.

Për të shfaqur përulësinë dhe nderin, këngëtarja postoi në llogarinë e saj në Instagram duke shkruar, “Në përmbyllje të vitit 2019 Faleminderit vendlindja ime!”Ajo po ashtu postoi edhe një shkrepje tjetër, teksa shihet tek pranon mirënjohjen në fjalë.

Kujtojmë që projekti i fundit i këngëtares është një bashkëpunim me Sabri Fejzullahun të titulluar “Simpatia e shkollës” i publikuar rreth një muaji më parë.

Marketing