Leonora: Kjo është arsyeja pse nuk u martova

Leonora Jakupi është përfolur shumë për jetën e saj private por gjithnjë është treguar hermetike sa i përket dashurisë.
Ajo në emisonin ‘Mirage’ ka treguar arsyen se pse nuk është martuar.

Marketing

“Jam kogja tradicionale dhe patriarkale në familjen shumë, ndoshta se pse nuk jam martu deri tash është pikërisht arsyeja që kam qenë e lidhur me familjen shumë e në veçanti me mamin shumë, kur kalon moshën e pjekurisë është vështirë me vendos”.

Por ajo e ka pranuar se është e dashuruar “që moti” ndërsa ka folur edhe për planet e saj për martesë.
“Nuk e di por për momentin nuk kam plane dasme. Dasmat asnjëherë s’më kanë pëlqyer se je në qendër të vëmendjes. Çifti s’kënaqet, ata që vijnë në dasëm kënaqen më shumë, ndoshta s’bëj dasmë fare”, u shpreh këngëtarja”.

Marketing