Leroy Sane është lojtar i Bayern Munich.

Pas shumë dramave, Leroy Sane më në fund ka nënshkruar kontratën e tij me Bayern Munich.

Lojtari kishte kryer më herët testet mjekësore me kampionët e Bundesliga, dhe pritej vetëm zyrtarizimi i transferimit.

Tashmë, anësori gjerman ka vënë firmën e tij në kontratën e Bayern, për të nisur një aventurë të re në Bundesliga.

Sane ka luajtur edhe më parë në kampionatin gjerman, para se të kalonte te Man City, kur aktivizohej me Schalke.