Komuna e Çairit është në vazhdimësi e përkushtuar për të mundësuar avancimin e kushteve të ambienteve shkollore për proces sa më cilësor edukativo – arsimor.
Sot kjo qasje progresive u dëshmua në Shkollën Fillore “Hasan Prishtina” ku në prani të kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, nënkryetarit të BDI-së Izet Mexhiti, donatori i projektit Irfan Buçi, Ministrin e Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi , drejtoreshën Lulieta Qerimi si dhe drejtor te institucioneve te ndryshme ,lëshuan në përdorim klasat senzorike të pajisura sipas standardeve evropiane në shërbim të përkujdesit të duhur e profesional të fëmijëve me nevoja të veçanta që janë pjesë e barabartë e shoqërisë sonë.
Kryetari I komunës së Çairitm, Visar Ganiu në fejsbuk shkruan : Angazhimi ynë nuk do të ndalet këtu, do të vazhdojmë investimet, bashkëpunimet ndërinstitucionale dhe me donatorë të gatshëm të kontribuojnë, me qëllimin e vetëm të ngrisim në piadestale më të larta kapacitetet e vatrave të diturisë.

Artikulli paraprakAhmeti: Komisioni i Venecias merret me minoritetet, Ligji për gjuhët është çështje tjetër
Artikulli tjetërOsmani:Rritet sasia e kualitetit të ndihmës japoneze në vend