Lëshohet në përdorim xhamia në Gorjan

Pas një pune dhe angazhimi të madh nga banorët, Muftinia e Gostivarit dhe Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut u lëshua në përdorim xhamia e re në fshatin Gorjan të komunës së Vrapçishtit, e cila banorëve do tu mundëson që të realizojnë obligimet dhe nevojat e tyre fetare. Me rastin e inaugurimit të kësaj xhamie në fillim fjalë rasti mbajti Sulejman Mediu nga Këshilli Iniciativ që ka falemenderuar gjithë donatorët dhe njerëzit që e ndihmuan ndërtimin e Xhamisë.

Marketing

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit Isen Shabani, ka vlerësuar vendin që kanë xhamitë në jetën e besimtarëve dhe rolin e tyre në edukimin e brezave me dashurinë për Allahun dhe vlerat e fesë së Tij.

Ushtruesi i detyrës Reisul Ulema I BFI të RMV, hfz. Shaqir ef. Fetahu, fjalimin e tij para të pranishmëve e ka filluar me një ajet Kur’anor ku Allahu Fuqiplotë thotë: “E drejtë e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij që i ka besuar All-llahut dhe ditës së mbramë e që e falë namazin, jep zeqatin e nuk i frikësohet askujt pos All-llahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën e drejtë).”( Teube: 18). Më pas ka uruar besimtarët për këtë xhami të re dhe ka kërkuar që ajo të frekuentohet me përkushtim dhe dashuri për Zotin.

Të gëzuar për këtë objekt aq shumë të dëshiruar gorjanasit kanë mbushur faltoren e re islame si asnjëhere më parë. Ndryshe, fshati Gorjan ndodhet mbi fshatin Sanakos të komunës së Vrapçishtit.

Marketing