Letër e hapur dërguar ministrit Filipçe: Deri ku është rritja e rrogave nga 100 mijë denarë

Sindikata e pavarur e të punësuarve në Klinikat universitare, qendrat dhe spitalet klinike, dërgoi letër të hapur deri te ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.

Marketing

Në të thuhet se nga 15 janar nuk kanë pasur asnjë kontakt me të, as me kryeministrin Zaev. Në letrën thuhet se ka skaduar afati i premtimeve për rritjen e rrogave dhe ndërtimin e garazheve me kate për të punësuarit nëpër klinikat.

A mendoni se të punësuarit në Qendrën klinike e harruan premtimin tuaj. A mendoni se është zbutur revolti i tyre. Jo, por ju e keni humbur besimin te bashkëpunuesit tuaj të deritanishëm, shpresojmë dhe të ardhshëm. Z. Ministër, korrigjojeni imazhin dhe filloni të silleni në mënyrë serioze ndaj resorit të cilin e udhëhiqni.

Në letrën përmendet edhe premtimi i parealizuar për rrogë themelore nga 100 mijë denarë për mjekët dhe specialistët në shëndetësinë terciare, si dhe premtimi për rritjen prej 5% për punëtorët administrativë.

Marketing