Në Kuvendin e Republikë së Maqedonisë kanë arritur letra me përmbajtje kërcënuese për deputetët.

Deputetja Ivana Tuferxhiq në rrjetin social Facebook thotë se në letër nënshkruesit kërcënojnë me burg nëse deputetët përsëri do të votojnë ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë.

“Ju bëjmë me dije, teksti që është publikuar dhe tregon qartë përgjegjësinë dhe pasojën e votimit tuaj për Ligjin për ratifikim të marrëveshjes mes Greqisë dhe “palës tjetër” (Maqedoni). Ju tregojmë se votimi “për”, ka përgjegjësi penale, do të sjell kaos në shtet që do të sjellë në zgjedhje të reja parlamentare ku nuk do të jeni në Kuvend, kurse shumica prej juve do të shkoni në burg”, thuhet në letrën kërcënuese.

Artikulli paraprakReagime në Greqi për deklaratën e Zaevit për armatën e Maqedonisë
Artikulli tjetërLu akuzon ashpër qeverinë Rama: Dështim total për arrestimin e Escobarit të Ballkanit!