ideri i RDK-së Vesel Memedi, njëherësh deputet ka dorëzuar letrën deri te kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ku njofton dorëheqjen e tij nga posti i deputetit dhe nënkryetarit të Kuvendit

Pas vendimit të kryeministrit Zoran Zaev që Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale t`ia merr RDK-së dhe të njëjtën t`ia ndaj PLD-së, Memedi ka paralajmëruar braktisjen e të gjitha funksioneve që ka kjo parti në qeveri në rast të shkarkimin të ministrit Suhejl Fazliu .