Letra prekëse e një nëne që ka djalin 10 vjeçar të sëmurë me kancer

Se sa e vështirë është të luftosh me kancerin e tregon më së miri një në nënë e cila ka publikuar një fotografi të djalit të saj 10 vjeçar, që vuan nga kjo sëmundje dhe ka treguar vështirësitë që hasë

Marketing

Ajo thotë se të gjithë duhet t’i dijnë dhimbjet që po përjetojnë si djali, ashtu edhe vet nëna.

“Per kedo qe po lufton me kancerin dhe ben kimioterapi. Per kedo qe ecen kunder kesaj semundje te tmerrshme. Postoj kete foto per te treguar realitetin e dhimbshem. Kete fotografi e kam bere kete mengjes dhe sherben per te treguar se jeta nuk eshte gjithmone e drejte dhe e bukur.

Kete fotografi e kam bere pasi shoqerova Drake ne tualet. Po, mban nje panoline pasi ne 75% te kohes nuk mund t’i kontrolloje nevojat e tij fiziologjike. Eshte kocke e lekure pasi nuk arrin te trese asgje. Kjo do te thote te kesh nje femije te semure me kancer. Nje femije qe vjen te fleje me ju, pasi ka frike te vdese i vetem ne shtrat. Do te thote te besh biseda me nje femije 10 vjec, ku te pyet nese do te shkoje ne parajse, nese atje do te takoje babin e do mund te flase e te luaje me te. Do te thote ta shohesh te pafuqishem per t’u ngritur nga shtrati, ta shohesh duke e zene gjumi te lodhur nderkohe qe dikush i flet, ta shohesh cdo dite duke vjelle cdo ilac qe merr, ta shohesh te marre 44 pilula gjate 24 oreve.

Duhet ti japesh morfine per dhimbjet, e degjon te thote se ka frike se nuk e arrin ditelindjen e tij te 11-te. Kjo foto i tregon te gjitha, ate dhe mua ndersa i them se nuk do te ndaloj kurre se luftuari me te dhe per te, kur ai s’do mundet me.

Ky eshte Drake, gjithe bota ime. Qe nga dita kur zbulova se isha shtatzane me te dhe gjithmone, eshte dhe do jete arsyeja e vetme e jetes time. Buzeqeshja ime, dashuria ime, rrahje e zemres sime. Por dhe loti dhe dhimbja ime! Eshte jeta ime!”

Ne kujtim te te gjithe atyre femijeve qe dite pas dite luftojne kunder kancerit, por mbi te gjitha per ata qe u shnderruan ne engjej para kohe”, shkruan në letrën e gruas.

Ndryshe, i biri i saj ka mundur dy herë kancerin, ndërsa tani është hera e tretë që po përballet me të.

Marketing