Letra që Messi ia dërgoi Barcelonës, çfarë thotë klauzola numër 24?

Lionel Messi është shumë afër të largohet nga Barcelona pasi ka shfaqur pakënaqësi me kryesinë e klubit.

Marketing

TYC Sports ka publikuar letrën që ylli argjentinas e ka dërguar me Fax në kryesinë e klubit.

Aty shkruan se me datën 25 gusht, i është dërguar Presidentit Josep Maria Bartomeu dhe bordit të Barcelonës.

Faksi i plot i Messit dërguar te Barcelona

“Përmes kësaj letre, unë, Lionel Andrés Messi Cuccitini, me DNI XXXXX, kërkoj që të ndërpritet kontrata e marrëdhënies së punës që aktualisht kam në klubin tuaj të shquar, bazuar në klauzolën numër 24 që më lejon të shfrytëzoj atë fuqi”.

“Vlerësoj të gjitha mundësitë për rritjen personale dhe përgatitjen profesionale që më janë ofruar gjatë kohës që kam punuar”.

“Mësime që më lejuan të konsolidoj profilin tim teknik dhe njerëzor; por për arsye personale, këtë vendim të vështirë shpresoj se do ta marrë bordi drejtues në mënyrën më të mirë. Sinqerisht i juaji “, shkruhet aty.

Letra më pas është nënshkruar nga Leo Messi.

Klauzola numër 24 e kontratës së Messit me Barcelonën

Kontrata e punës e Messit me Barcelonën i jep të drejtën të prishë marrëveshjen dhe të largohej falas me kusht që ai të njoftonte klubin 20 ditë para 10 qershorit 2020, që shihet si ‘fundi i sezonit ’. (Ne nuk e dimë saktë se si formulohet kjo klauzolë, kështu që mund të ketë kurthe ligjore për të cilat ne nuk jemi në dijeni, shkruan gazeta AS).

Juristët e Messit thuhet se po argumentojnë këtë klauzolë me pandeminë e coronavirus, pasi vetëm tani është fundi i sezonit.

Sidoqoftë, avokatët e Barcelonës janë të bindur se edhe aty ku data e ‘përfundimit të sezonit’ shkruan 10 qershori, ju jep atyre të drejtë në këtë drejtim.

Barcelona është e sigurt se çështja e tyre juridike është në rregull dhe se Messi është në fakt nën kontratë edhe për një vit tjetër, deri në verën e vitit 2021.

Marketing