Lëvizja antibixhoz në Tetovë është shprehur e bindur se shumë shpejt kazinoja në Tetovë do të mbyllet dhe për këtë thanë se kanë marrë garanca edhe nga drejtuesit më të lartë qeveritar, kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, raporton SHENJA.

Nga kjo lëvizje thanë se kazinoja nuk ka të drejtë të funksionojë andaj ashtu siç janë montuar së shpejti edhe do të çmontohen aparatura e vendosur.

Nga Lëvizja Antibixhoz thanë se të gjitha institucionet kompetente nuk kanë dhënë leje për hapjen e kazinos në Reçicë të Vogël. Nga kjo Lëvizje thanë poashtu se betejën do ta vazhdojnë edhe kundër kazinove të tjera në qytet, ndërsa për këtë qëllim kanë dorëzuar edhe amendamente kundër ligjit për lojra të fatit në të cilat kërkohet që kazinot të vendosen 3 kilometër larg vendbanimeve.

Nëse nuk plotësohen kërkesat e qytetarëve dhe nuk mbahen premtimet e dhëna nga bartësit e institucioneve, nga Lëvizja Antibixhoz kanë paralajmëruar se do të organizojnë protesta.