Lëvizja BESA: Mos është aksioni policorë në Luboten për të mbuluar dështimin e “fshesës” së Qeverisë

“Për fat të keq sot banorëve të Lubotenit ju rikthyen pamjet e ngjashme nga masakra e kryer në vitin 2001, ku me arsenal të njëjtë ushtarak policia hyri në këtë fshat. Kjo pamje e shëmtuar nga ana e Qeverisë dhe policisë së shtetit, kundër shqiptarëve e dëshmon se ky shtet nuk mund të zhvishet nga të qenurit shtet policorë.

Marketing

Lëvizja BESA dënon ashpër aksione të tilla të policisë, kundrejt banorëve të fshatit Luboten, të cilat jane duke punuar për bukën e gojës, dhe ashtu si i garantoj edhe Kryeministri i shtetit se nuk do të prekën individët që merren me kultivimin e duhanit, u dëshmua se nuk ka mundur të mban as kësaj radhe fjalën e dhënë”, thuhet në reagimin e Lëvizjës BESA, e cila dënon ndërhyrjen e forcave policore që sipas saj më shumë i ngjasonte një sulmi ushtarak sesa një aksion rutinor policorë.

“Apelojmë deri te qeveria që të lërë qytetarët e lirë të punojnë dhe në vend se të merren me këto raste, Qeveria të punoj më shumë në zbardhjen e rasteve të montuara politike si dhe pavarësimin e gjyqësorit në vend. Nësë ky aksion policor ka të bëjë me heshtjen e dështimit nga “fshesa” e paralajmëruar atëherë kjo qeveri për fat të keq ka hyrë ne filmin e regjimit të kaluar, ku skandalet e veta i mbulonin përmes aksioneve spektakulare policore që në fund pas terrorizimit dhe dhunës ndaj familjeve të pafajshme, përfundonin me kërkim falje se aksionet policore janë bërë gabimisht”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA.

Marketing