Robert Lewandowski ka hapur derën për Juventusin duke thënë se nuk dëshiron që të luajë në të njëjtën ligë përgjithmonë.

Agjenti i Lewandowskit e ka zbuluar dëshirën e klientit të tij për t’u larguar nga Bayerni pas katër stinoreve, transmeton Gazeta Express.

“Tashmë e kam thënë se nuk dua të luajë në të njëjtën ligë gjithmonë, kjo është e sigurt, por ende nuk e di të ardhmen time”, ka thënë Lewandowski për Players Tribune.

“Afati kalimtar? Tani nuk jam duke menduar për të, unë jam 29-vjeçar dhe e di që mund të luajë ende edhe për disa vite nëse nuk e lëndojë veten”, shtoi ai.

Mediat italiane kanë raportuar se Lewandowski mund të jetë zëvendësuesi i Higuanit, nëse ky i fundit largohet nga “Allianz Stadium”. Pwr polakun, sipas mediave spanjolle, interesohen edhe Real Madridi e Manchester City.