Lewandowski ‘shpërthen’ kundër taktikave të Niko Kovaçit

Liverpool ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur me rezultat të përgjithshëm 3:1 Bayern Munich, pas 180 minutave të zhvilluara në ‘Anfield Road’ dhe ‘Allianz Arena’.

Marketing

Gjithçka është vendosur në shtëpinë e kampionëve të Gjermanisë, të cilët u mundën 1:3 nga skuadra angleze.

Kritika ndaj skemave të trajnerit të Bayern Munich, Niko Kovaç, ka pasur Robert Lewandowski.

“Në ndeshjen e parë ne nuk kemi rrezikuar asnjëherë dhe nuk jemi përpjekur për të shënuar”, ka deklaruar Lewandowski.

“Sot, mendoj se nuk kemi tentuar të sulmojmë dhe të shënojmë një gol, dhe për këtë arsye nuk kemi pasur shanse, ky ishte problemi ynë sot, luajtëm në shtëpi dhe kjo nuk ishte ndeshja e jonë”, ka shtuar ai.

“Nuk jam i lumtur, jam i zemëruar sepse e di që kemi mundur të bëjmë më mirë, por nuk e kemi bërë”

Marketing