Leyla Moses në Durrës: SHBA po bën gjithçka për të mbështetur Shqipërinë

Leyla Mosses Ones ka vizituar ditën e sotme Bashkinë e qytetit të Durrësit, për të ndjekur nga afër të gjithë hapat që po ndërmerren për të përballuar situatën pas tërmetit.

Marketing

Në një prononcim për media ajo ka thënë se SHBA po bën gjithçka për të ndihmuar shqiptarët. Nga SHBA kanë ardhur gjithashtu një grup inxhinierësh për vlerësimin e dëmeve të banesave të prekura nga tërmeti.

Leyla Moses, në prononcimin për media pyetet nëse do të mbështesë SPAK-un, në hetimin e dosjeve që kanë lidhje me pasojat e tërmetit.

“Nuk kam asnjë informacion specifik për dosjet që do t’i kalojnë SPAK-ut, por do të qëndrojmë pas çdo përpjekjeje për të mbështetur shtetin ligjon në Shqipëri”, ka thënë ajo.