Liberalizim dhe avancimi më i madh i tregut të kapitalit përmes ndryshimeve në Ligjin për Fondet e Investimeve

Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore mbështeti ndryshimet e propozuara në Ligjin për Fondet e Investimeve, të cilat krijojnë mundësi për rritjen e liberalizimit dhe avancimin e tregut të kapitalit. Përmes mundësisë së krijimit të llojeve të reja të fondeve investstuese, mbështetet konkurrenca më e madhe, konsolidimi i përshpejtuar dhe menaxhimi më efikas me mjetet e investitorëve. Ligji gjithashtu mbështet transparencë më të madhe duke informuar investitorët e potencial në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme me qëllim që të vlerësohen me kohë rreziqet dhe shpenzimet e mundshme lidhur me investimet.

Marketing

Ndryshimet në ligj janë pjesë e një reforme më të gjerë të tregut të kapitalit, e cila ka për qëllim harmonizimin e mëtejshëm me direktivat evropiane. Me zgjidhjet e propozuara do të prezantohen dy lloje të reja të fondeve të investimeve, fondet kryesore dhe dhe të ashtuquajturat fonde furnizuese , ndërsa do të mundësohet bashkimi i fondeve ekzistuese të hapura në Republikën e Maqedonisë Veriore, si dhe bashkimi i dy ose më shumë fondeve të hapura në një fond të ri për investime të hapur

Kjo do të thotë praktikisht se mund të hapen fonde furnizuese. Me fonde furnizuese nënkuptohen fondet e hapura të investimit, që ka të paktën 85% të mjeteve të tyre të investuara në aksione të një fondi tjetër investimi, i ashtuquajturi fondi kryesor i investimeve, i cili do të menaxhojë me fondet e besuara. Sipas ligjit aktual, fondet mund të ju besojnë deri në 10% të fondeve të tyre, për tu menaxhuar nga një fond tjetër. Në këtë mënyrë do të mundësohet liberalizim më i madh i tregut të kapitalit dhe mundësia e konsolidimit të fondeve nga disa fonde investimi në një fond, që për investitorët do të nënkuptojë shpenzime më të ulëta për menaxhimin dhe përdorimin e ekspertizës së menaxherëve profesionistë në fondet kryesore dhe me qëllimin përfundimtar të menaxhimit më të mirë të fondeve.

Ndryshimet e propozuara në Ligj gjithashtu rregullojnë procedurën për hapjen e filialit të një kompanie të huaj për menaxhimin e territorit të shtetit, si dhe mundësinë që kompania administruese nga vendi ynë të jetë në gjendje të kryejë punë të menaxhimit të fondeve të investimeve duke përfituar pjesëmarrje të kualifikuar në një kompani të huaj ose duke hapur përfaqësinë ose filial jashtë vendit.

Ndryshimet e propozuara, gjithashtu, fshijnë detyrimin e fondit të investimeve të hapura për të mbledhur fonde prej të paktën 300,000 euro në kundërvlerë me denarë për t’u vendosur detyrimi për të mbajtur lartësin e tyre, si dhe detyrimi e kompanive të menaxhimit të fondeve të investimeve t’i paraqesin tek Komisioni i Letrave me Vlerë , raportet e audituara gjashtëmujore mbi kompaninë dhe fondet e investimeve që administrojnë. Ndryshimet e propozuara kanë për qëllim lehtësimin e funksionimit të kompanive në menaxhimin e fondeve të investimeve dhe drejt harmonizimit me rregulloret evropiane.

Marketing