Libri që dëshmon se kryeministri i sapozgjedhur britanik është me origjinë shqiptare (DOKUMENTE)

Profesori universitar i historisë nga Shkupi, Fati Iseni gjatë hulumtimeve në SHBA ka zbuluar detaje lidhur me origjinën e kryeministrit të sapozgjedhur britanik, Boris Johnson. Ai ka hulumtuar dokumente dhe dëshmi që përshkruajnë origjinën e stërgjyshit të Johnsonit, Ali Kemal, i cili është përshkruar si shqiptar. Kjo dëshmohet edhe në librin “Sorrowful Shores” që e publikon me detaje historiani Fati Iseni, përcjellë INA.

Marketing

“Sot me “asistentin” tim Çlirimin, krahas hulumtimeve te tjera në University of Wisconsin, USA, gjetëm edhe librin “Sorrowful Shores” të Ryan Gingeras, i cili flet mjaft edhe për jetën politike të shqiptarëve në Perandorinë Osmane. Në disa raste përmendet edhe stërgjyshi i përfolur ditëve të fundit i kryeminstrit britanez, Boris Johnson. Pa diskutim ai e quan shqiptarë dhe e paraqet si personalitet mjaft aktiv.”, thekson Fati Iseni.
Ditëve të fundit edhe shkrime të tjera të pakonfirmuar kanë dhënë detaje për origjinën e kryeministrit të ri britanik, por duke mos e saktësuar me dokumente dhe hulumtime. (INA)

Marketing