Tregtarët e tezgave i përshëndesin aktet më të reja nënligjore për rregullimin e tregjeve të gjelbra, por konsiderojnë se ato do të jenë të volitshme për ta vetëm nëse të dhënat e përgjithshme mbeten maksimum 2.000 denarë, siç është paraparë tani.

Shumica e tregtarëve të tezgave janë të njohur se do të duhet të kenë legjitimime nëse dëshirojnë të shesin në treg, por nuk e dinë kur duhet t’i nxjerrin dhe prej kur fillon zbatimi i tyre.

Nga Oda e tregtarëve informojnë se nxjerrja e legjitimimeve do të fillojë së shpejti, ndërsa përdorimi i tyre sipas të gjitha gjasave do të fillojë prej vitit 2019.

“Nëse janë në pyetje 2.000 denarë, nuk do të kemi problem me legjitimimet dhe secili prej nesh do të nxjerrë, por nëse të dhënat rriten me kalimin e kohës dhe arrijnë 6.000 – 7.000 denarë, sigurisht do të ketë probleme dhe të gjithë do të heqin dorë”, thotë Nehat Ajredini i cili ka tezgë dhe shet në Bit pazar.

Sipas Sali Mamer, gjithashtu tregtar i tezgës në Bit pazar, vendosja e legjtiimimeve për tregtarët është zgjidhje e mirë.
“Më herët kishim takime të vazhdueshme me Odën e tregtarëve, tani jo aq shpesh. Për legjitimimet jemi të informuar, por nuk e dimë prej kur do të vendosen”, thekson Mamer.

Tregtarët e tezgave i vizitoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili paraprakisht mbajti takim me kryetarin e Odës së tregtarëve, Ekrem Dolek në Shoqatën e tregtarëve.
Bekteshi informoi se aktet nënligjore të Ligjit për tregjet e gjelbra janë miratuar dhe do të shpallen në Gazetën zyrtare.
“Me këtë praktikisht kemi vin – vin situatë. Do të fitojnë tregtarët, problemi shumëvjeçar i të cilëve do të zgjidhet, do të fitojë Qeveria me uljen e konkurrencës jolojale, por do të fitojnë edhe qytetarët përmes cilësisë edhe më të mirë të prodhimit dhe siguri”, potencoi ministri.

Dolek vlerësoi se Ligji i ri për tregjet e gjelbra është shumë i mirë, i lirë dhe i lehtë për zbatim.

Lidhur me legjitimimet, shtoi se kur tregtarëve të tezgave do t’u sqarohet mirë çka do tëp thotë ajo, e çka fiskalizimi, ata sigurisht do të pranojnë me kënaqësi të madhe.

“Për fiskaliziminj, përveç blerjes së arkës së posaçme, paguheshin edhe së paku 600 euro në vit për kontabilitetin. Plus, kontribute për të ardhura të garantuara personale prej minimum 5.000 denarëve. Tani, çmimi i legjitimimeve edhe pse nuk është caktuar, do të jetë minimal. këtë e garantoj, dhe do të sillet në pajtim me tregtarët”, theksoi Dolek, duke shtuar se qëllimi i zgjidhjes së këtillë nuk është që dikush të pasurohet, por përfundimisht të zgjidhen problemet dhe sistemi të funksionojë.

Për shitësit jolegalë jashtë tregjeve, ai është decid se shërbimet inspektuese me Ligjin e ri do të duhet të veprojnë dhe nuk do të kenë kurrfarë arsyetimi për obligim të mundshëm të parealizuar.