Liderë shqiptarë e maqedonas urojnë Bajdenin

Liderë shqiptarë e maqedonas kanë uruar zgjedhjen e Xho Bajdenit president i 46-të i SHBA-së.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut në letrën e tij tha se është i sigurtë se marrëdhëniet e shkëlqyera e Amerikën do thellohen edhe më shumë.
“Urime për presidentin e sapozgjedhur Xho Bajden dhe nënpresidenten Kamalla Haris! Jam i sigurt se do të vazhdojmë t’i zhvillojmë marrëdhëniet e shkëlqyera të cilat i kemi me SHBA-në dhe ta thellojmë aleancën tonë në NATO por edhe në të gjitha fushat. E ardhmja para nesh është e ndritur!, shkroi kryeministri Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

Marketing

Edhe VMRO-DPMNE e uroi zgjedhjen e presidentit të ri të SHBA-së.

“I dëshirojmë shumë suksese, punë të frytshme dhe rezistencë në luftën kundër sfidave globale. Shpresojmë se politikat në fushën ndërkombëtare do të sjellin paqe dhe stabilitet dhe do ta sigurojnë prosperitetin e shumëdëshiruar kudo në botë, por edhe në rajonin tonë. Bota është duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë, ndoshta periudhën më të vështirë pas Luftës së Dytë Botërore, prandaj nevojitet, vendosmëri, hapa të mëdha dhe ndryshime. Secili në mënyrë individuale mund të bëjë punë të mira por të gjithë së bashku të bashkuar në qëllimet tona të përbashkëta mund të arrijmë vepra të mëdha”, qëndron në kumtesën e VMRO.

Lideri i BDI-së z. Ali Ahmeti, presidenti Biden është miku i madhë i shqiptarëve kudo që jetojnë.

“Rikthehet miku jonë i madh, Joe Biden, tashmë në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës : ‘ I Uroj shëndet, punë të mbarë dhe suksese për Presidentin Biden dhe përgëzoj SHBA-të për përmbylljen e procesit zgjedhor dhe të zgjedhurit e ri në Kongres, Senat dhe në Shtëpinë e Bardhë. Falenderime të mëdha edhe për Presidentin Donald Trump dhe kontributin e tij në 4 vitet e kaluara. Miqësia jonë me SHBA-të është e përhershme’- shkruan Ahmeti në uratën e tij.
Nëpërmes një statusi në “Facebook”, Sela ka thënë se fitorja e Biden nuk është vetëm lajm i mirë por është shpresë për Amerikën dhe miqtë e saj.
Sela më tej ka thënë se si shqiptar jemi me fat që kemi krijuar një histori bashkëpiunimi me popullin amerikan, dhe sot ndajmë të njejtin gëzim për zgjedhjen e Presidentit të ri amerikan!

E arsyeshme e gjithë vemendja në zgjedhjen e Presidentit të SHBA- sepse nga aty buron demokracia dhe paqja!
Zgjedhja e Joe Biden për President është jo vetëm lajm i mirë por është shpresë për Amerikën dhe miqtë e saj, për sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe për paqën kudo!Ne si shqiptar jemi me fat që kemi krijuar një histori bashkëpiunimi me popullin amerikan, dhe sot ndajmë të njejtin gëzim për zgjedhjen e Presidentit të ri amerikan!Demokracia liberale do të ketë impakt edhe më të madh kudo në botë me zgjedhjen e Presidentit Joe Biden!Gëzuar popullit Amerikan dhe miqëve të Amerikës!Zoti e bekoftë Amerikën!.

Marketing