Lidhet Qendra Zhupë me Strugën, Memeti: Asfaltojmë edhe në komunat me përkatësi etnike turke

Sot u lidhën dy komuna, Qendra Zhup me Komunën e Strugës. Rruga në fshatin Koxhaxhik të Qendrës Zhup sot mori pamje të re ku u shtruan mbi 4 kilometra gjatësi dhe që u lidhën fashtrat me përkatësi etnike turke. Drejtori i NP” Rrugët e Maqedonisë” u shpreh se pavarësisht përkatësië etnike ne do të vazhdojmë të asfaltojmë në interes të qytetarëve. ” Sot asfaltuam rrugën në Koxhaxhik të komunës Qendër Zhup, një rrugë e cila lidhet me Komunën e Strugës dhe që rrit edhe zhvillimin e këtyre anëve. Qendra Zhup është më shumicë të përkatësisë turke dhe ne si BDI jemi të përkushtuar që të jemi pranë tyre pavarësisht përkatësisë etnike dhe partiake” u shpreh Memeti.

Marketing

Memeti dje asfaltoi edhe në fshatrat shqiptare të Krushevës dhe do të vazhdojë edhe në komunat tjera shiptare.

Në Qendrën Zhup bashkë me drejtorin Memeti ishte edhe kandidati për deputet nga radhët e BDI-së në zonën 5, Ismail Jaoski.

https://www.tetovasot.com/wp-content/uploads/2020/06/video-1592400943.mp4?_=1

Marketing