Lidhja demokratike: Të thirret mbledhje urgjente e Parlamentit

Lidhja demokratike propozon që Presidenti i shtetit, Qeveria dhe së paku 20 deputetë, të kërkojnë të thirret mbledhje urgjente e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku do të diskutohet për gjendjen e jashtëzakonshme, shkaqet dhe efektet e vendosjes së të njejtës, nevoja e vazhdimit, si dhe për masat të cilat do të ndërmerren për parandalim të koronavirusit Kovid-19, vendosja dhe veprimi i sistemit shëndetësor, funksionimi i sistemit të sigurisë dhe aspektet ekonomike të krizës.

Marketing

Lidhja demokratike thotë se në pajtim me Kushtetutën e RMV-së, Ligji për Kuvendin dhe Rregulloren (neni 5) për punë të Kuvendit, Kuvendi është në MBLEDHJE të vazhdueshme dhe MANDATI i deputetëve zgjatë deri në verifikimin e mandatit të deputetëve të rinj të zgjedhur.

Sipas LD-së, nuk ekzistojnë pengesa kushtetuese dhe ligjore për t’u thirrur Parlamenti, por politikisht ekzistojnë, për shkak se një pjesë e madhe e deputetëve aktual nuk janë në lista të kandidatëve për deputetë. Ndoshta edhe ky është motivi për bllokim të Parlamentit.

Përndryshe nuk ka kurfarë baze Talat Xhaferi edhe më tej ta kundërshtojë thirrjen e Parlamentit dhe në atë mënyrë të pamundësojë që Parlamenti të jetë i kyçur në tejkalimin e krizës me pandmeinë.

Lidhja demokratike

Marketing