Këto ditë me të madhe përflitet se si kandidate kryesore për t’u zgjedhur si anëtare e Këshillit gjyqësorë e më pas edhe kryetare është gjykatësja Lidija Nedelkova.

Mirëpo për t’u bë pjesë e Këshillit gjyqësorë e më pas edhe kryetar i saj duhen vota të mjaftueshme të gjykatësve të cilët kalojnë numrin 20, e krahas Lidijës flitet se edhe një gjykatës tjetër ka dorëzuar aplikacionin për t’u bërë pjesë e këshillit gjyqësorë mirëpo ai nga sektori civil, e gjatë këtyre gjashtë viteve në këshillin gjyqësorë ishte ulur gjykatësja Jelica Kërstevska e para e të zgjidhet ajo nuk ishte lajmëruar asnjë gjykatës nga gjykata e lartë.

Konkursi ka mbaruar e në të janë lajmëruar edhe kandidat nga gjykatat e apelit në Shkup, Shtip e Gostivar nga ku pritet të zgjidhen anëtarët e rinjë e pjesë e tyre edhe nga lista e nacionaliteteve tjera.

Për një muaj mandate ju mbaron anëtarëve Meri Dika Georgievska, Jelica Krstevska, Vlatko Samarxhiski, Mirjanka Gocevska Stefanovska dhe Aleksandra Zafirovska e në vend të tyre pritet të ulen anëtarë të rinjë, ndërkohë që gjashtë vendet tjera boshe pritet të mbushen nga zgjedhja e parlamentit përmes Komisionit për zgjedhje dhe emërime.

Artikulli paraprakMalevski: Marrëveshja e Prespës, projekt i Perëndimit
Artikulli tjetërSkenaret e Zaevit, i ka numërat për ndryshimet kushtetuese edhe pa partitë shqiptare?!