Liga e Evropës: Arsenal fiton në frymën e fundit, përmbys Guimaresin

Arsenal ka shënuar fitore të mundimshme në kuadër të Ligës së Evropës, në ndeshjen që e luajti para tifozëve të vet.
Arsenal ka fituar 3:2 kundër skuadrës së Vitoria de Guimares, në një ndeshje ku edhe pritej që londinezët të merrnin tri pikët, shkruan lajmi.net.

Marketing

Golin e parë në këtë takim e shënuan mysafirët, qysh në minutën e 8’, me anë të Marcus Edëards.

Gabriel Martinelli u kundërpërgjigj nga ana e Arsenal, duke shënuar golin e barazimit në minutën e 32’ të takimit.
Por, pas vetëm 4 minutave, Bruno Duarte riktheu epërsinë e mysafirëve, për të befasuar për herë të dytë Arsenalin.
Transferimi më i shtrenjtë i Arsenal, Nicolas Pepe, arriti që të dërgonte topin në rrjetë në minutën e 80’, për të barazuar përsëri shifrat.

Goli i dytë i Pepe ishte ai që vulosi fatin e këtij takimi. Francezi realizoi në minutat shtesë të takimit për të bërë që Arsenal të marrë tri pikët.
Arsenal numëron tashmë 9 pikë në pozitën e parë, kurse Guimares nuk ka fituar akoma pikën e parë, në tri ndeshje të luajtura.

Marketing