Liga e Evropës: Inter i fortë për Ludogorets – ‘Zikaltrit’ avansojnë në fazën tjetër

Inter ka siguruar kalimin në fazën tjetër të Ligës së Evropës.

Marketing

‘Zikaltrit’ e udhëhequr nga Antonio Conte kanë mposhtur skuadrën e Ludogorets me rezultatin 2:1 (4:1).
Inter e gjeti vetën në disavantazh në minutën e 26’, kur Cauly Oliveira Souza dërgoi topin në rrjetë, për të rihapur sfidën.

Por, Cristiano Biraghi reagoi pas vetëm pesë minutave, për të barazuar shifrat në 1:1.

Kualifikimin e Inter dhe fatin e takimit të sotëm e vulosi Romelu Lukaku, me golin e shënuar në minutën e fundit të pjesës së parë.

Kështu, me rezultatin 4:1 në total, Inter siguron biletën për 1/16-ën e finales në Ligën e Evropës.

Marketing