Barcelona e ka nisur me fitore sezonin e ri në Ligën e Kampionëve.

Katalanët kanë arritur që në ‘Camp Nou’ të mposhtin skuadrën nga Hungaria, Ferencvaros, me rezultat 5:1.

Lionel Messi shndërroi në gol një penallti të fituar nga vetë ai në minutën e 27’.

Ansu Fati dyfishoi epërsinë në minutën e 42’, duke shënuar një gol të bukur.

Në fillim të pjesës së dytë, Barcelona shënoi edhe golin e tretë, nëpërmjet Philippe Coutinhos.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Igor Kharatin në minutën e 70’, nga penalltia.

Barcelona në minutën e 81′ çoi në 4:1 rezultatin përmes Pedrit, para se Ousmane Dembele në minutën e 90′ të shënonte për 5:1.

Në xhiron e ardhshme, Barcelona udhëton në Torino për t’u takuar me Juventusin.