Liga e Kampionëve, gjithçka që duhet të dini për ndeshjet që zhvillohen sonte

Sonte fillojnë ndeshjet kthyese në kuadër të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve të këtij sezoni. Dy ndeshjet që zhvillohet në orën 21:00 do t’i përcaktojnë dy çerekfinalistët e parë të këtij sezoni.

Marketing

Real Madrid – Ajax
Real Madridi e ka fituar titullin e Ligës së Kampionëve për tri sezonet e fundit radhazi dhe për ta arritur këtë gjë së pari do të duhet ta kalojë sfidën e parë në fazën eliminatore, Ajaxin.

Skuadra e Santiago Solarit është në rrugë të drejtë për ta arritur këtë gjë, pasi që e fitoi ndeshjen e parë, si mysafir, me rezultat 2:1. Në këtë ndeshje ndodhën incidentet e para me VAR-in, pasi që jo të gjithë u pajtuan me vendimin e gjyqtarit për ta anuluar një gol të Ajaxit.

Kjo fitore është edhe më e rëndësishme për “Los Blancos” pas dy goditjeve të rënda të njëpasnjëshme nga Barcelona. Ata janë kampionë të Evropës që 1011 ditë dhe kjo garë mbetet e vetmja shpresë e tyre për titull, këtë sezon.

Real Madrid: Courtois; Reguilón, Varane, Nacho, Carvajal; Casemiro, Kroos, Modrić; Vázquez, Benzema, Vinícius
Jashtë: Ramos (i suspenduar), Llorente (i lënduar)

Ajax: Onana; Tagliafico, Blind, De Ligt, Mazraoui; De Jong, Van de Beek, Schöne; Neres, Tadić, Ziyech
Jashtë: Bandé (i lënduar)

Dortmund – Tottenham
Dortmundi duhet të bëjë diçka që nuk e ka bërë asnjëherë më parë në histori të klubit. Klubi gjerman duhet ta përmbysë rezultatin nga epërsia që Tottenhami e ka prej tri golash. Ata kishin qenë afër për ta arritur këtë gjë në çerekfinalet e para pesë vjetëve, kundër Real Madridit.

Ndeshja kthyese e atij sezoni, kundër “Los Blancos” do të shërbejë si motivim për nikoqirët, megjithatë nuk do ta kenë të lehtë ta arrijnë këtë kundër Tottenhamit, që synon të shkruajë histori këtë sezon të Ligës së Kampionëve.
Dortmund: Bürki; Wolf, Akanji, Zagadou, Diallo; Delaney, Witsel; Sancho, Reus Guerreiro; Götze

Jashtë: Piszczek (i lënduar)

Tottenham: Lloris; Alderweireld, Sánchez, Vertonghen; Aurier, Sissoko, Wanyama, Rose; Eriksen, Son, Kane
Jashtë: Alli (i lënduar), Trippier (i lënduar)