Liga e Kampionëve: Juventusi i Ronaldos synon ta tronditë Atleticon

Sonte do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës në kuadër të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve. Juventusi do të përballet me Atletico Madridin, ndërsa Manchester City me Schalken. Përmes këtyre dy ndeshjeve, do të zbulohen dy çerekfinalistët e radhës.

Marketing

Juventus – Atletico Madrid
Ndeshjet e javës së kaluar e bënë të qartë se asgjë nuk është e pamundur në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, për t’i shënuar tri gola kundër Atletico Madridit të Diego Simeones, ke nevojë për diçka me të vërtetë të veçantë, transmeton Gazeta Express.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, shpreson se kjo gjë e veçantë do të jetë Cristiano Ronaldo . Portugezi i ka shënuar dhjetë ose më shumë gola në tetë sezonet e fundit të kësaj gare, mirëpo deri më tani e ka shënuar vetëm një.
Ndeshja e parë mes dy skuadrave: Atletico Madrid 2-0 Juventus
Juventus: Szczesny; Cáceres, Bonucci, Chiellini; Bernardeschi, Can, Pjanić, Matuidi, Cancelo; Mandžukić, Ronaldo

Atlético Madrid: Oblak; Arias, Giménez, Godín, Juanfran; Koke, Rodrigo, Ñíguez, Lemar; Griezmann, Morata

Manchester City – Schalke
Manchester City është favorit për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Schalke i befasoi në Gjermani, mirëpo, në fund, skuadra e Pep Guardiolës arriti të sigurojë fitore. Klubi anglez i ka nëntë fitore radhazi në shtëpi këtë vit.

Marketing