Liga e Kampionëve luhet në gusht?

UEFA është gati që të shpalos planin për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Marketing

Garat ndërkombëtare në futboll, njësoj si ato nacionalet, vazhdojnë të jenë të suspenduara, si pasojë e Covid-19.Përkundër se pandemia është akoma prezente, UEFA synon që të mbyll sezonin e këtyre garave në fushat e blerta.

Sipas raportimeve të medieve evropiane, UEFA është gati të shpalos planin se si do të vazhdojnë këto kompeticione.

Garat evropiane pritet të luhen mes 7 gushtit, me një ndeshje çdo tri ditë deri në finalen e 29 gushtit.

Pas përfundimit të plotë të 1/16-ës së finales, me gjasë do të fillohet të aplikohet sistemi i lartpërmendur.

Mbetet të shihet nëse UEFA do ta zyrtarizojë këtë plan.

Marketing