Liga e Kampionëve nis me befasi, Interi i shpëton humbjes në minutat e fundit

Fillimisht u mendua se do ishte outsajdere e grupit, mirëpo Slavia Praga ka befasuar Interin në ndeshjen e parë në ‘Giueseppe Meazza’.

Marketing

Ekipi çek ka barazuar 1-1 ‘Zikaltërve’, duke e shkaktuar befasinë e parë këtë sezon.

Ekipi i Antonio Contes ishte shumë ndryshe nga ajo çka jemi mësuar ta shohim në Serie A këtë edicion.

Ish-lojtari i Skënderbeut, Peter Olayinka ndëshkoi ‘Nerazzurrët’ në minutën e 63’, pas një kundërsulmi të Pragës
Kur mendohej që tre pikët do të shkonin te mysafirët, Nicolo Barella (90+2’) shpëtoi ekipin e vet nga humbja, duke shënuar golin e barazimit dhe të rezultatit përfundimtar.
Ky barazim mund t’i prishë punë Interit për kualifikimin më tej, pasi kujtojmë se në grupin F gjendet Barcelona dhe Dortmund.

Marketing