Liga e Kampionëve rikthehet sonte me ndeshje për të mos u humbur

Ndeshjet e raundit të dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve rikthehen sonte, ku mes tyre ka disa sfida për të mos u humbur.

Marketing

Pas humbje shokuese nga Shakhtar, Real Madrid kërkon këndelljen në udhëtim te Borussia Monchengladbach, të cilët në takimin e para barazuan me Interin. Këta të fundit udhëtojnë në Ukrainë për përballjen me Shakhtar.

Bayern nuk do të ketë sfidë të lehtë, pasi luan në Rusi kundër Lokomtivës së Moskës, teksa Liverpooli pret në shtëpi Midtjyllandin.

Më poshtë të gjitha ndeshjet e programuara të zhvillohen sot në LK.

Marketing