Liga e Kampionëve vazhdon me nëntë sfida interesante, mes tyre PSG – Basaksehir

Sonte (e mërkurë) do zhvillohen nëntë sfida interesante në kuadër të xhiros së gjashtë të fazës së grupeve.

Marketing

Mes tyre do zhvillohet edhe PSG-ja me Basaksehirin që dje u suspendua shkaku që arbitri i katër u tregua racist dhe dy ekipet u larguan nga fusha, përcjellë lajmi.net.

Ndeshje tejet interesante është mes Real Madridit dhe Borussia Monchengladbach, meqenëse fituesi do siguronte kualifikimin në raundin tjetër.

Ndërsa, Interi gjithashtu shpreson për kualifikim dhe i duhet vetëm fitorja derisa duhet që Reali dhe Monchengladbach të mos ndajnë pikët.

Derbi interesant është mes RB Salzburgut dhe Atletico Madridit dhe cila skuadër të fitojë kualifikimin, derisa “Los Rijoblancos” edhe me barazim kualifikohen.