Liga e Kampionëve vazhdon me tetë përballje, kryesorja Inter – Real Madrid

Sonte (e mërkurë) do zhvillohen tetë ndeshje tejet interesante në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Marketing

Derbi i sotëm do jetë mes Interit dhe Real Madridit, përballje që assesi s’duhet humbur.

Borussia Monchengladbach është nikoqir i Shakhtarit, ndërsa Manchester City mysafir i Olympiacos Piraeus, dy ndeshje që nisin në ora 18:55.

Kurse, në ora 21:00 do zhvillohen këto gjashtë super sfida:

Ajax – Midtjylland

Atletico Madrid – Lokomotiv Moscow

Bayern Munich – RB Salzburg

Inter – Real Madrid

Liverpool – Atalanta

Marseille – FC Porto.

Marketing