Liga e Kombeve fillon me super ndeshje: Gjermania – Franca

Liga e Kombeve do të fillojë me ndeshje të mëdha.

Marketing

Mbrëmjen e sotme nis rrugëtimin kompeticioni më i ri i organizuar nga UEFA, Liga e Kombeve.

Edicioni i parë që do të zhvillohet në shtator, tetor e nëntor të 2018-ës dhe në mars të 2020-ës do të zëvendësojë fazën play-off të Euro 2020 dhe do të dhurojë 4 biletat e fundit për në europianin e ardhshëm. Liga A nis me një superpërballje. Në Allianz Arena në Munich, Gjermania sfidon Francën.

Kampionët e ri të botës kundër ish kampionëve të botës në një duel ku spektakli është i garantuar.

Të dyja kombëtaret do të luajnë me formacionet më të mira të mundshmne pasi kjo është një sfidë që vlen shumë për kreun e grupit. Portieri dhe kapiteni i Francës Hugo Lloris ka pësuar një dëmtim me Tottenham dhe Deschamps do ta ruajë sot për ta patur të gatshëm ndeshjen e ardhshme. Në portë do të aktivizohet Areola i PSG ndërsa Mendy pritet t’i marë vendin mbrojtësit të Atleticos Lucas Hernandez në krahun e majtë, pjesa tjetër do të jetë e njëjta Francë që fitoi Kupën e Botës rreth 2 muaj më parë në Brazil.

Nga ana tjetër trajneri i Gjermanisë Loew do të aktivizojë që nga fillimi në mesfushë yllin e ri të Bayernit Leon Goretzka në mesfushë përkrah Kroos dhe Gundogan, ndërsa në krahun e majtë të mbrojtjes pritet të bëjë debutimin absolut me pancerat lojtari i Herthës së Berlinit, Nico Schulz. Gjermani-Francë do të startojë në orën 20:45. Në këtë ditë të parë të Ligës së Kombeve në Supersport nuk do të mungojë as Liga B.

Republikë Çeke –Ukrainë është dueli i grupit 1 të Ligës B.

Një ndeshje sa interesante aq edhe e rivalizuar. Nga Liga D do të keni mundësi të ndiqni fqinjët e Maqedonisë që me 4 lojtarë me origjinë shqiptare të grumbulluar do të sfidojnë modestët e Gjibraltarit në transfertë.