Liga e Kombeve, këto janë ndeshjet që do të zhvillohen sot

Sonte do të filloj xhiroja e re e Ligës së Kombeve, ku në program janë të planifikuara të zhvillohen 7 ndeshje.

Marketing

Ndeshja më interesante do të jetë ajo mes Gjermanisë dhe Zvicrës, transmeton Indeksonline.

Tek helvetikët sonte pritet të rikthehet në formacionin startues, Xherdan Shaqiri. Ndeshja do të luhet nga ora 20:45.

Në stadiumin olimpik të Kievit sonte do të zhvillohet një ndeshjet interesante po ashtu. Ukraina do të jetë nikoqire e Spanjës.

Spanjollët në ndeshjen e parë në grup e kishte mposhtur Ukrainën me rezultat 4:0. Kombëtarja ukrainase nuk ka shënuar fitore në 3 ndeshjet e fundit, ku u mposhtë nga Gjermani, Franca dhe Spanja.

Më poshtë keni të gjitha ndeshjet që do të zhvillohen sot.

Marketing