Liga e Kombeve, Kosova barazon shifrat me Moldavinë, 1-1

Kosova luan mbrëmjen e sotme (3 shtator) ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve kundër Moldavisë.

Marketing

Janë moldavët të cilët kaluan në epërsi të parët me një gol në minutën e 20 me anë të Nicolaescu pavarësisht se në këto minuta të para “Dardanët” kanë qenë dominues.

Rastin më të mirë për Kosovën për shënim e pati Milot Rashica, por goditja e tij nuk ishte e saktë. Një tjetër rast të mirë kishte edhe Benjamin Kollollo në minutën 18.

Ndeshja luhet në Parma të Italisë teksa ndeshjen e ardhshme Kosova do të presë Greqinë më datë 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Marketing