Ligjë të ri për regjistrim të popullsisë ka përgatitur statistika

Ligji i ri i regjistrimit është i gatshëm tashmë dhe, pas përfundimit të procedurave rreth ndryshimeve kushtetuese , do të hyjë në procedurë qeveritare. Pritet që zgjidhja ligjore të kalojë deri në fund të vitit për të filluar përgatitjet për kryerjen e regjistrimit. Në ligjin e ri, me të cilin në vitin 2020 duhet të realizohet operacioni statistikor më kompleks në vend, ka tri risi kryesore. Në vend të Komisionit Shtetëror të Regjistrimit, regjistrimi do të kryhet nga Enti i Statistikës. Ai do të jetë i kombinuar, që do të thotë se të dhënat do të mblidhen si në terren ashtu edhe në bazën e të dhënave ekzistuese.

Marketing

Të dhënat do të grumbullohen në mënyrë elektronike në kompjuter, e jo në letër. Drejtori i Entit statistikor Apostoll Simovski thotë se në këtë mënyrë politika do të mbajë duart larg regjistrimit.

Shumë shpejtë do vihet në procedurë qeveritare dhe më pas në Kuvend që të miratohet deri në fund të vitit që edhe formalisht të krijohet ai buxhet që është paraparë për t’u zbatuar vetë ligji”. – theksoi Apostoll Simovski, Drejtor i Entit statistikor

Në Maqedoni tashmë 16 vite nuk është realizuar regjistrim i suksesshëm. Përpjekja e fundit e regjistrimit të popullatës ishte në vitin 2011, por regjistrimi ishte ndërprerë.

E vetmja gjë e mirë nga ajo që gjatë kohë nuk kemi regjistrim është se sa është i nevojshëm regjistrimi. Nuk është regjistrimi vetëm sa jemi në vend dhe ku jemi, por se secili prej nesh ka karakteristika të caktuara që janë të rëndësishme për krijimin e politikave zhvillimore që për ne do të jenë shumë të rëndësishme” – tha Apostol Simovski, drejtor i Entit të Statistikave

Sipas vlerësimeve, regjistrimi që do të bëhet në vitin 2020 dhe shtetit do t’i kushtojë rreth 8.5 milion euro. Vitin e ardhshëm duhet të prokurohen pajisjet dhe sistemi i softuerëve për zbatimin e tij. Përndryshe, sot në fakultetin ekonomik në Shkup u shënua Dita e Statistikës./alsat-m

Marketing