Ligjet për sigurinë janë para bllokimit

Amendamentet shtesë të mazhorancës për Ligjin për Agjencinë teknike operative ATO, kanë hidhëruar deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët lëshuan punën e Komisionit për Mbrojtje. Deputeti Emill Dimitriev, akuzoi LSDM-në se pas bllokimit të zgjedhjes së ekspertëve teknik të cilët do t’i ndihmonin Komisionit për kontroll të punës së ATO-së, propozon amendamente për Ligjin për të cilin grupet e punës së dy partive paraprakisht kishin arritur marrëveshje.

Marketing

“Këtu shkaktohet sërish bllokim të ligjit të njëjtë, dhe tani befasohemi me amendamente të propozuara të shumicës të cilët në tërësi e ndryshojnë tashmë vendimin e harmonizuar. Kjo është hera e dytë që Ligj me dy të tretat nga ana e sferës së sigurisë dhe mbrojtjes, LSDM të provojë ti ndryshojë në interes së sajë”, theksoi Emill Dimitriev, VMRO-DPMNE.

Nga LSDM arsyetohen se amendamentet e tyre janë në favor të opozitës. Sipas deputetit Hari Llokvenec, ata propozojnë që Komisioni kuvendor për vëzhgimin e punës së ATO-së të ketë mundësi për kontroll të dyfishtë.

“Dallimi është në kompetencat e Këshillit të qytetarëve dhe të vetë komisionit të cilat janë shkruar në ligjin inicial për ndjekjen e komunikimeve. Këshilli i qytetarëve mund të bëjë vetëm krahasim kuantitativ të urdhëresave anonime për ndjekjen e komunikimeve nga institucione relevante të autorizuara siç janë Prokuroria dhe Gjykata supreme. Për dallim nga këto Komisioni i udhëhequr nga z. Dimitriev, krahas së njëjtës mund të bëjë edhe kontrolle ndaj shkresave në sistemin kompjuterik në ATO”-tha Hari Llokvenec, LSDM.

Për miratimin e ndryshimeve të Ligjit për ndjekjen e Komunikimeve është e domosdoshme shumica prej dy të tretave të votave. Por nga VMRO-DPMNE deklaruan se nuk do të mbështesin amendamentet.

Marketing