Ligji anti KÇK, Basha-Ramës: Gënjen sa herë hap gojën

Menjëherë pas reagimit të Ramës vjen dhe ai i kreut të PD-së, Lulzim Basha, në lidhje me ligjin antiKÇK.

Marketing

Në postimin e tij të fundit, kryeministri i vendit shkruan se PD e ka krimin mjet politik kundër qeverisë e janë ushqyer prej tij. Menjëherë pas kësaj deklarate, kreu i PD-së vjen me një kundërpërgjigje, duke shkruar se Rama është i rrethuar me kriminelë e mafiozë dhe se ai gënjen sa herë që hap gojën.

“Rama ka frikë nga hija e vet.Është tmerruar nga ligjet e veta. I rrethuar nga kriminelë e mafiozë,ai vazhdon ti mbrojë ata me gjithçka ka në dorë. Edi Rama gënjen sa herë që hap gojën; pretendon se po lufton krimin kur në fakt mishërimi më i qartë i KÇK është…vetë qeveria e tij”, shkruan kreu i PD-së.

Marketing