Grupet partiake të punës për ligjin për Prokurori Publike sot pasdite në orën 16:00 do të mbajnë takim të ri në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë Veriore.

Në takim, siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, janë të ftuar përfaqësues të të gjithë grupeve të deputetëve.

Pas një sërë përpjekjeve të pasuksesshme për marrëveshje midis pushtetit dhe opozitës, çështja për ligjin për PP sërish aktualizohet pas vizitës së paradokohshme të eurokomisarit Oliver Varheji në Shkup, i cili porositi se do të ishte mirë që përbërja e tanishme parlamentare para shpërbërjes ta miratojë ligjin, që do të ishte shenjë e mirë e dërguar deri te vendet-anëtare të BE-së në kontekst të vendimit të pritur për hapje të negociatave për anëtarësim të vendit në Union.