Ligji i PSP-së, negociatat kanë vazhduar gjatë fundjavës

Nuk është caktuar akoma vazhdimi i seancës së Komisionit për çështje evropiane për ditën e nesërme për ligjin e Prokurorisë Publike. Palët nuk deklarojnë pozitat aktuale të tyre edhe pse bisedimet dhe takimet joformale kanë vazhduar gjatë ditës së premte dhe gjatë fundjavës. Në tavolinë janë 41 amendamente nga gjithsej 51 të dorëzuara nga të gjitha partitë parlamentare. 10 amendamente u miratuan ditën e enjte, gjatë ditës së parë të debatit në Komision. Kreu i opozitës Hristijan Mickoski pranoi se grupet e punës bisedojnë por se partia e tij nuk bën negociata për shtet ligjor. Mickoski madje fajësoi ministren e Drejtësisë Renata Deskoska si pengesë kryesore për arritjen e marrëveshjes.

Marketing

Person të mbushur me aq shumë urrejtje dhe mllef ndaj opozitës unë nuk kam takuar deri më tani, as aktivistë dhe aq përfaqësues të lartë nga radhët e LSDM-së. Më çdo rast shikon se si t’i minojë negociatat, konkretisht për ligjin për prokurorinë publike dhe praktikisht ajo është pengesa kryesore që ndoshta deri tani ata bisedime nuk kanë përfunduar- deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Marketing