Ligji i ri për PROKURORINË PUBLIKE nesër në Kuvend

Qeveria nesër do ta dërgojë propozim ligjin për prokurorinë publike në Kuvend. Presim që qëndrimet e tyre deputetët t’i tregojnë në shtëpinë ligjdhënëse, ndërsa nëse kanë vërejtje të parashtrojnë edhe amendamente. Ndërtimi i shumicës prej dy të tretave do të jetë në Kuvend, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Marketing

Potencojnë se po i habit ndryshimi i qëndrimit të VMRO-DPMNE-së në lidhje me propozimin Vilma Ruskoska të jetë në krye të Prokurorisë Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë.

“Presim mbështetje prej të gjithëve, posaçërisht nga VMRO-DPMNE-ja kur parashtroi në Ministri amendamente për tekstin paraprak të ligjit propozoi që PSP- të jetë pjesë e Prokurorisë Publike për krim të organizuar, ndërsa nuk propozoi ndryshime kuadrovike në prokurorinë për krim të organizuar, që praktikisht do të thotë se në tekstin e ri të ligjit është pranuar propozimi i tyre i Prokurorisë Publike në krye me Ruskovskën t’i drejtoj rastet e PSP. Tani befason ndryshimi i qëndrimit të tyre për këtë çështje”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Marketing