Ligji për amnisti, Osmani: I domosdoshëm për momentin

ZV kryeministri Bujar Osmani e cilëson miratimin e ligjit për amnisti për pjesëmarrësit indirekt në ngjarjet e 27 prillit, si të domosdoshëm për momentin, pasi sipas tij, ndodhitë e 27 prillit kanë vështirësuar kohabitacionin, komunikimin dhe jetën normale parlamentare.

Marketing

“Është vlerësuar se është koha e pajtimit dhe duke u bazuar në eksperiencat më të mira botërore për situata të tilla për të krijuar një hapësirë të tillë komunikimi por në asnjë mënyrë pa e promovuar parimin e padenueshmërisë ndaj veprave të bëra”, tha Bujar Osmani.

Por për Zoran Naçev nga Instituti për Demokraci, sjellja e ligjit ishte hap i gabuar i qeverisë. Ky vendim dëmton sundimin e ligjit, thotë Nacev në intervistën për radion Europa e Lire.

“Miratimin e këtij ligji, e shohim ekskluzivisht në drejtim të zbatimit të Marrëveshjes së Prespës. Mendoj se nuk duhet të merret parasysh asnjë natyrë tjetër e Ligjit, sepse dihet saktësisht se përse bëhet ky ligj. Nëse vendoset nën flamurin e pajtimit, unë mendoj se drejtimi në të cilin po shkon Qeveria, është i gabuar, me këtë në mënyrë të drejtpërdrejtë dëmtohet sundimi I ligjit”, tha Zoran Naçev.

Nacev përkujto se sundimi I ligjit që është një nga kriteret kyçe që shtetet anëtare të BE-së i dhanë Republikës së Maqedonisë në Këshillin e qershorit.

Marketing