Ligji për amnisti-pesë ditë afat për parashtrimin e kërkesës në Gjykatë

Amnistia për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit 2017 nuk do t’i përfshijë organizatorët dhe përgatitësit e ngjarjes, personat që kanë kryer dhunë fizike, persona me fantoma, që kanë kryer dhunë, që kanë mbajtur armë dhe mjete shpërthyese, si dhe personat zyrtarë që i kanë tejkaluar autorizimet.
Nga amnistia do të përjashtohet edhe personat që akuzohen për shoqërim për shkak të veprimtarisë armiqësore konform nenit 324 nga KP, u pajtuan dje anëtarët e Grupit interparlamentar për reformat, integrimin dhe pajtimin.

Marketing

Kuvendi dje në mbrëmje me procedurë të shkurtuar e miratoi Ligjin për amnisti pasi që paraprakisht dje Grupi interparlamentar për reforma, integrim dhe pajtim arriti pajtueshmëri për atë çka do të përfshihet në të.

Ai është miratuar para se të merren aktvendimet për këtë rast, ndërsa të pandehurit kanë afat prej pesë ditëve pas miratimit të parashtrojnë kërkesë individuale në Gjykatë dhe prokurorinë publike, që janë kompetente për rastin.
Ligji është miratuar me 95 vota “pro” pa asnjë kundër dhe abstenim. E mbështetëm edhe dy deputetët e VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski dhe Panço Minov, të cilët janë bashkuar në listën e propozuesve.

Në punën e Grupit interparlamentar për reforma, integrim dhe pajtim nuk morën pjesë deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Marketing