Ligji për amnisti pret nënshkrimin e Ivanovit!

Ligji për amnisti u dërgua nga Kuvendi në Kabinetin e Presidentit dhe po pret nënshkrimin e Gjorge Ivanov. Pasi Ivanovi do ta nënshkruajë Ligjin, ai publikohet në Gazetën Zyrtare pas së cilës zyrtarisht hyn në fuqi dhe prej atë ditë numërohet periudhë prej pesë ditësh, në të cilën të akuzuarit dhe të dënuarit për “27 prill”, duhet të aplikojnë për amnisti.

Marketing

Pas kësaj, Gjykata ose Prokuroria kanë një afat prej pesë ditësh për të vendosur mbi kërkesat. Ligji gjithashtu lejon apelimin në procedurën e shkallës së dytë.

Nga zyra e Ivanovit nuk ka informacion për nënshkrimin e Ligjit, por vlerësimet janë se këtë herë ai nuk do ta presë afatin e fundit, njëjtën siç veproi me Ligjin për Gjuhët dhe Marrëveshjen e Prespës.

Ndërkaq, përderësa pritet për nënshkrimin e Ivanovit, nesër në Gjykatën Penale në Shkup do të vazhdojë gjykimi për “27 prillin”.

Marketing